
Një moment krenarie për shqiptarët kudo në botë!
Samantha Shkreli Sarelli, vajza shqiptare me origjinë nga Kosova, është kurorëzuar si “Miss Amerika – The Miss Globe USA 2025”, duke fituar një prej titujve më prestigjiozë në botën e bukurisë.
Por ajo që e bëri triumfin e saj edhe më domethënës ishte moment emocioni në skenën e “Miss Globe”, gjatë pjesës së shfaqjes së talenteve. Samantha zgjodhi të këndonte këngën patriotike “Trim mbi trima Gjergj Kastrioti”, në nder të prindërve të saj dhe rrënjëve shqiptare.
Me veshje elegante dhe flamurin kuqezi në sfond, interpretimi i saj u prit me duartrokitje dhe emocion nga publiku, duke treguar se ajo nuk e harron prejardhjen, traditën dhe historinë shqiptare.
Në një postim pas fitores, Samantha falënderoi familjen dhe komunitetin shqiptar në diasporë për mbështetjen, duke theksuar se “jam krenare që jam shqiptare dhe dua që bota ta njohë kulturën dhe shpirtin e vendit tim.”
Përmes performancës së saj, bukuroshja shqiptare e ka kthyer skenën e “Miss Globe” në një homazh për identitetin kombëtar dhe figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke bërë që flamuri shqiptar të valojë edhe një herë në një nga eventet më të mëdha ndërkombëtare.