
Perdoruesit e makinave elektrike në Shqipëri do të përballen me një kosto më të lartë për karikimin e automjeteve. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur rritjen e çmimit për stacionet me fuqi mbi 11 kW, nga 22 lekë/kWh në 25.3 lekë/kWh (Vendimi Nr. 255, datë 15.10.2025).
Çmimi i ri do të aplikohet në oraret e mëposhtme:
- 1 Nëntor – 31 Mars: 18:00 – 22:00
- 1 Prill – 31 Tetor: 19:00 – 23:00
Vendimi erdhi pas kërkesës së Operatori i Furnizimit, FSHU, që argumentoi rritjen e konsumit të energjisë për karikimin e makinave elektrike dhe nevojën për krijimin e një kategorie të re konsumatori. FSHU njofton se numri i makinave të regjistruara po rritet me shpejtësi dhe pritet të rritet edhe në periudhat e ardhshme.
Kjo masë do të ndikojë te individët dhe bizneset që përdorin makina elektrike, përfshirë operatorët e taksive dhe shërbime të tjera.