Ndryshimi i orës dimërore, të dielën më 26 tetor akrepat kthehen 60 minuta pas

Ashtu si çdo vit, fundjava e fundit e tetorit sjell ndryshimin nga ora verore në atë dimërore.

Këtë vit, kalimi do të ndodhë në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor 2025, kur në orën 04:00 akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00.

Kjo do të thotë se qytetarët do të “fitojnë” një orë më shumë gjumë, ndërsa dita do të nisë më herët dhe errësira do të bjerë më shpejt gjatë mbrëmjeve.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në disa shtete të tjera të rajonit, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë.

Megjithatë, debatet për heqjen e këtij sistemi vijojnë prej vitesh në BE. Edhe pse Komisioni Evropian ka propozuar njëherë ndalimin e praktikës së dyfishtë të orës, deri më sot nuk është marrë një vendim përfundimtar, ndaj ndryshimi mbetet ende në fuqi.

Pra, këtë fundjavë, mos harroni të ktheni akrepat 60 minuta pas dhe të përfitoni një mëngjes më të gjatë — edhe pse ditët do të bëhen ndjeshëm më të shkurtra

Avatar photo
Arveni Avdulaj
18 Tetor, 12:26 | Përditësimi: 18 Tetor, 12:26