
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan–Përrenjas, ku janë përplasur përballë një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh. Nga goditja e fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.
Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej automjeteve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.