E-Albania jashtë funksionit prej javësh – qytetarët të bllokuar, institucionet pa zgjidhje

Prej disa javësh, platforma shtetërore E-Albania nuk funksionon siç duhet, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi tek qytetarët.

Shërbime bazike, si gjenerimi i dokumenteve personale apo certifikatave, janë bllokuar totalisht, duke penguar qytetarët në kryerjen e procedurave ligjore dhe administrative.

As Komisariati i Policisë së Fierit dhe as strukturat përkatëse pranë bashkive nuk kanë mundur t’i japin zgjidhje situatës.

Ndërkohë, mungesa e transparencës nga institucionet përgjegjëse ka shtuar frustrimin e qytetarëve, që ndihen peng i një sistemi elektronik që duhet të lehtësonte jetën, por tashmë i ka bllokuar përditshmërinë.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
17 Tetor, 12:47 | Përditësimi: 17 Tetor, 12:47