
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë çështje diskutimi në Parlamentin gjerman, ku deputeti i Bundestagut, Andreas Mayer, ka kërkuar sqarime nga Qeveria Federale e Gjermanisë për situatën ligjore të tij dhe ndikimin që kjo mund të ketë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Deputeti Mayer ka ngritur shqetësimin se Veliaj ndodhet në paraburgim prej tetë muajsh, nga të cilët gjashtë pa akuzë të ngritur, duke e konsideruar këtë periudhë joproporcionale dhe shqetësuese për standardet e drejtësisë evropiane.
Në interpelancën e tij, Mayer ka pyetur nëse qeveria gjermane është në dijeni të rastit dhe çfarë përfundimesh nxjerr në lidhje me respektimin e shtetit ligjor dhe autonominë e pushtetit vendor në Shqipëri.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se paditë ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportimet e njëanshme mediatike po përdoren si “arma politike” për të eliminuar zërat opozitarë.
Në përgjigjen zyrtare, Qeveria Federale Gjermane ka theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe kujtoi se, ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, duke u zotuar të respektojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore.
Gjermania do të ndjekë nga afër rezultatet e vizitës së ardhshme të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës, në kuadër të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.