
Lirimi i hapësirave publike vijon në të gjithë vendin që prej muajit korrik, me porosi të Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka publikuar sot pamje të reja nga aksioni në rrjete sociale, duke theksuar se operacioni për çlirimin e hapësirave publike po zhvillohet në mënyrë të pandërprerë.
“Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook, duke theksuar se puna në terren vijon me objektiv për të kthyer hapësirat publike në shërbim të qytetarëve.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në të gjitha bashkitë e vendit, me qëllim eliminimin e ndërtimeve pa leje dhe zënieve abuzive të hapësirave që i përkasin komunitetit