
Kryeministri Edi Rama ka kryer disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave. Vendimet përfshijnë si emërime të reja, ashtu edhe lirime nga detyra në disa dikastere kryesore.
Sipas njoftimit zyrtar, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Elona Hoxha është caktuar zëvendësministre e Drejtësisë.
Në të njëjtën mbledhje, Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Fatmir Guri merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkohë, janë liruar nga detyra Silda Çepe, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, si dhe Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë.
Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.