U fut me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, zgjidhet problemi i David Danaj

David Danaj një nga të rinjtë që u përfshi në ngjarjen e hyrjes me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës disa javë më parë për një problem që lidhej me shpronësimin, mesa duket ka gjetur gjuhën me institucionin.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Në një reagim të Kryetarit të komanduar të Bashkisë Vlorë Elis Halili shihet të thuhet se problemi i Davidit është zgjidhur.

“Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi do t’i bëjnë të ecin përpara!”, tha Halili në një reagim për mediat.-shkruan Halili.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
15 October, 14:55 | Përditësimi: 15 October, 14:55