10 naftëtarë të Bankers Petroleum futen në grevë urie

Screenshot

Marinëz – Kompania Bankers Petroleum i ka shkaktuar miliona euro dëm shtetit shqiptar, siç doli edhe në hetimet e Prokurorisë së Fierit, ndërkohë që tashmë çështja i ka kaluar SPAK.

Por teksa drejtuesit që vodhën naftën e Shqipërisë dhe bënë jetë luksoze me paratë që duheshin dhënë në buxhetin e shtetit, punonjësit përballen me kushte të vështira pune dhe paga qesharake.

Për këtë arsye, rreth 200 punonjës protestuan përpara zyrave të kompanisë, ndërkohë që 10 naftëtarë janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë rritje pagash, për arsye se rrogat e tyre nuk janë rritur prej 10 vitesh.

Pavarësisht kërkesave të tyre, kompania nuk i ka marrë në konsideratë, ndaj ditën e nesërme pritet që më shumë punonjës të ndërpresin punën dhe t’i bashkohen protestës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
15 Tetor, 17:30 | Përditësimi: 15 Tetor, 17:30