
Një studim i fundit zbulon një prirje befasuese në tregun global të luksit: rreth 75% e shpenzimeve për produkte të shtrenjta kryhen sot nga klasa e mesme dhe ajo me të ardhura të ulëta, jo nga miliarderët. Ky fenomen tregon se për shumë njerëz, imazhi i të qenit i pasur është më thelbësor sesa vetë pasuria reale.
Markat e mëdha po e shfrytëzojnë këtë trend, duke krijuar linja më të përballueshme që u japin mundësi njerëzve të zakonshëm të ndihen pjesë e botës së luksit.Ky fenomen vërehet fuqishëm edhe në Shqipëri, ku shumë qytetarë shpenzojnë për marka, makina apo telefona të shtrenjtë, edhe pse buxheti i tyre nuk e përballon. Një realitet që tregon se sot, më shumë se kurrë, luksin nuk e blejnë ata që e kanë, por ata që duan t’i bindin të tjerët se e kanë.