Shqiptarët ngrenë banderolat për mbështetjen e Kombëtares në…

Siç e kemi theksuar, ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk është thjesht një përballje futbolli, është një duel që ndez gjakun e çdo shqiptari, kudo në botë.

Këtë herë, mesazhi vjen nga zemra e Greqisë, nga vetë Athina, ku shqiptarët kanë zgjedhur të ngrenë flamujt kuqezi dhe banderola me mbishkrime krenarie kombëtare, në mes të qytetit.

Një veprim që për disa mund të duket i guximshëm, për të tjerë i rrezikshëm sepse, le ta themi troç, të valëvitësh flamurin shqiptar në Greqi nuk është shumë ndryshe se nga ta bësh në Serbi. Pasi kujtojmë se një shqiptar u vra pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj grekëve. Në të dyja rastet, simbolika është e fortë, e mbushur me histori, me sfida dhe me ndjenja që shkojnë përtej sportit.

Ky është një mesazh i qartë për djemtë e Kombëtares: Sot, çdo shqiptar, në çdo cep të botës, kërkon vetëm një gjë fitore. Jo vetëm për 3 pikët, por për krenarinë, për flamurin dhe për gjakun kuqezi që rreh njësoj.

Çunat nga lagjja e Athinës në Egaleo në mbështetje të Kombëtares. Një postim po është e mundur për më shumë frymëzim sepse rasti ka ndodhur në një shtet si i Greqisë.

Avatar photo
Albin Hoxha
11 Tetor, 15:57 | Përditësimi: 11 Tetor, 15:57