Vrasja e gjyqtarit Kalaja: Seancë e mbyllur për masën e sigurisë ndaj Elvis Shkëmbit, xhaxhait dhe rojes

Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi dhe roja e Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, do të paraqiten sot në orën 08:00 para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca do të zhvillohet në Dhomën Penale me dyer të mbyllura, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre të dyshuarit. Sipas akuzës, Elvis Shkëmbi përballet me akuza për “vrasje e funksionarit publik”, “mbajtje pa leje të armës” dhe “tentativë vrasjeje” ndaj dy palëve të tjera në gjyq.

Gjon Shkëmbi akuzohet si “nxitës” në tentativën e vrasjes së palëve kundërshtare, ku prokuroria thekson se ai “ka qenë në dijeni të plotë të planit”.

Ndërkohë, roja Banush Koxhaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ndërhyrë kur detektorët e metaleve sinjalizuan praninë e armës, dhe shkeli procedurat duke mos kryer kontroll fizik dhe mosregjistruar hyrjen në protokoll.

Avatar photo
Albin Hoxha
9 Tetor, 15:09 | Përditësimi: 9 Tetor, 15:09