Tragjedi në Itali: Nëna e arrestuar për vrasjen e 3 fëmijëve të vetë, trupat e fshehur në dollap

Një tragjedi e tmerrshme familjare ka tronditur Italinë, ku një nënë 25-vjeçare është akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, duke përfshirë dy foshnja të porsalindura, trupat e të cilëve u gjetën të fshehur në një dollap.

Ngjarja u zbulua në korrik 2024 kur e ëma e të arrestuarit, e shqetësuar nga një erë e fortë që vinte nga dhoma e vajzës së saj, zbulua trupat e dy foshnjave të mbështjellë në batanije. Ajo njoftoi menjëherë autoritetet.

Hetimet treguan se më 8 korrik, e dyshuara kishte qenë vetëm në shtëpi për afër një orë e gjysmë – periudha kur dyshohet se ka lindur dhe pastaj mbytur foshnjat. Provat mjekësore në Poliklinikën e Mesinës, ku ajo u paraqit për shkak të gjakderdhjes, konfirmuan se foshnjat kishin lindur të gjalla dhe kishin vdekur nga mbytja.

Gjatë kujdesit mjekësor, e dyshuara mohoi kategorikisht shtatzëninë, pavarësisht shenjave të dukshme fizike. Hetuesit zbuluan se në 2022, çifti kishte kaluar një konflikt të ashpër për një shtatzëni të padëshiruar, dhe dyshohet se ajo kishte vepruar në mënyrë të ngjashme edhe me një fëmijë të tretë.

E dyshuara është në arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike, ndërsa partneri i saj po hetohet për ndihmë në kryerjen e krimeve. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse persona të tjerë kanë ndihmuar në fshehjen e këtyre vrasjeve.

Avatar photo
Albin Hoxha
9 Tetor, 15:07 | Përditësimi: 9 Tetor, 15:12