
Siguria kibernetike është kthyer në një nga sfidat më të mëdha për vendet në mbarë botën, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim.
Eksperti i IT-së, Shahin Dokuzi, theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë si BE dhe NATO, teksa shtoi se një nga sfidat kryesore që duhet adresuar është mungesa e profesionalizmit në këtë fush
Ai u shpreh gjithashtu se ndodhin mijëra sulme në ditë, 48 prej tyre kanë lënë shenja dhe kanë nxjerrë të dhënat.
“Siguria kibernetike është kthyer në prioritet për të gjitha vendet. Shqipëria ka përparime në mbrojtjen kundër sulmeve. Përshtatja e legjislacionit me BE ka shtyrë shtetin që të rrisë më shumë investimet. Jemi i vetmi vend që i kemi të dhënat online.
Bankat janë institucionet me infrastrukturën më të sigurt ndaj sulmeve kiberentike. Të gjitha bizneset po i kushtojnë vëmendje investimit, madje edhe sektori privat. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë kontakt dhe partneritet me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Duhet të jemi në përputhje dhe në kontakt me NATO-n dhe me vendet e tjera.
Ndodhin mijëra sulme në ditë. 48 sulmet janë më të rëndat që kanë lënë shenja dhe kanë nxjerrë të dhënat. Mbrojtja jonë varet më shumë nga pajisja, por kemi dhe një nivel shumë të ulët të profesionistëve në fushën e teknologjisë. Duhet të ketë më shumë mbështetje” ma perpuno dhe zgjat pak lajmin