Inflacioni në Shqipëri kap 2.4%, ushqimet dhe energjia shtyjnë çmimet lart

Çmimet e konsumit në Shqipëri vazhduan të rriten gjatë muajit shtator, duke shtyrë inflacionin vjetor në 2.4%, sipas të dhënave të fundit të Instituti i Statistikave (INSTAT). Ky tregues shënon një përshpejtim të qartë, duke u ngritur nga 1.9% e shtatorit të vitit të kaluar, me një rritje mujore prej 0.7% ndaj muajit gusht.

Shtytja kryesore erdhi nga dy grupe: “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me një kontribut prej +0.83 pikë përqindje, dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0.63 pikë përqindje. Brenda këtij të fundit, çmimet e vajrave dhe yndyrave u ritën me një shifër të konsiderueshme prej 5.9%.

Rritje çmimesh u regjistruan edhe në sektorët e mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake, pijeve alkoolike dhe duhanit, si dhe shërbimeve hotelierike. Transporti doli i vetmi sektor me një ulje të lehtë prej 0.2%, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të karburantit.

Avatar photo
Albin Hoxha
8 Tetor, 13:09 | Përditësimi: 8 Tetor, 13:09