Padia kundër takses së re 100,000 dollarëshe për viza pune H-1B të Trumpit

Një koalicion sindikatash, punëdhënësish dhe grupesh fetare paraqiti të premten një padî në gjykatë, me qëllim pengimin e vendimit të Presidentit Donald Trump për të imponuar një taksë prej 100,000 dollarësh për vizat e reja H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar.

Padia, e paraqitur në gjykatën federale në San Francisco, është e para që kundërshton proklamatin e Trumpit, të lëshuar muajin e kaluar, për këtë taksë.

Sindikata “United Auto Workers”, “American Association of University Professors” dhe paditarët e tjerë argumentojnë se pushteti i Trumpit për të kufizuar hyrjen e të huajve nuk i lejon atij të anashkalojë ligjin që krijoi programin e vizave H-1B.

Programi H-1B lejon punëdhënësit amerikanë të punësojnë të huaj në fusha të specializuara, ku kompanitë teknologjike, veçanërisht, mbështeten shumë te këta punëtorë.

Kundërshtarët e programeve të vizave të punës, si H-1B, thonë se ato shpesh përdoren për të zëvendësuar punëtorë amerikanë me punë të lirë të huaj. Nga ana tjetër, grupet e biznesit dhe kompanitë e mëdha thonë se H-1B janë një mjet jetik për adresimin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar amerikanë.

Aktualisht, punëdhënësit që sponsorizojnë punëtorë H-1B zakonisht paguajnë nga 2,000 deri në 5,000 dollarë në tarifa. Urdhëri i Trumpit ndalon hyrjen në SHBA për të gjithë mbajtësit e rinj të vizës H-1B, përveç nëse punëdhënësi i tyre ka bërë një pagesë shtesë prej 100,000 dollarësh.

Avatar photo
Albin Hoxha
6 Tetor, 18:37 | Përditësimi: 6 Tetor, 18:37