Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet se janë njerëzore

Në fshatin Tërbaç janë gjetur mbetje kockore, të cilat dyshohet se janë nga një kafkë njerëzore.

Sipas njoftimit të policisë, mbetjet kockore janë konstatuar nga një bari i zonës dhe do të do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim.

Ndërkohë, vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
3 Tetor, 13:47 | Përditësimi: 3 Tetor, 13:47