Konflikti në Fier përfundon me plagosje, arrestohet autori

Fier – Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari në lagjen “Liri” të Fierit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin Nderim Xhezaj, 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se gjatë konfliktit ka goditur me thikë shtetasin Neshatjon Kadriu, 30 vjeç, gjithashtu banues në Fier.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa thika e përdorur u sekuestrua si provë materiale.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 Tetor, 12:39 | Përditësimi: 2 Tetor, 12:39