Rritje shqetësuese e kancerit të zorrës te të rinjtë – ushqimet ultra-përpunuara po identifikohen si faktor kryesor

Një studim i botuar në British Medical Journal paralajmëron një rritje të shpejtë të rasteve të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë nën 40 vjeç. Ndryshe nga prirja tek të moshuarit, ku incidenca ka rënë falë skriningut dhe ndërgjegjësimit, të rinjtë po preken gjithnjë e më shpesh.
Sipas shkencëtarëve, shkaktar kryesor janë ushqimet ultra-përpunuara (fast-food, pije të gazuara, snacks të ambalazhuar) të cilat shkaktojnë ndryshime negative në mikrobiomën e zorrës, rrisin inflamacionin kronik dhe ndikojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Ekspertët paralajmërojnë se parandalimi duhet të nisë herët përmes ushqyerjes së shëndetshme, konsumimit të frutave dhe perimeve, aktivitetit fizik dhe kufizimit të produkteve industriale. Gjithashtu rekomandohet që skriningu të fillojë më herët, jo vetëm pas moshës 50 vjeç.

Avatar photo
Astrit Hoxha
1 Tetor, 21:04 | Përditësimi: 1 Tetor, 21:04