Mbërrijnë 1.6 miliardë Euro investime të huaja direkte në Shqipëri gjatë vitit 2024 — pasuritë e paluajtshme kryesojnë ndër sektorët më të preferuar nga investitorët e huaj”

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Shqipëria ka marrë 1 miliard e 584 milionë Euro investime të huaja direkte gjatë vitit 2024.
Kjo përfaqëson një rritje prej 92 milionë Euro nga viti 2023.
Kryesisht, investimet e huaja janë orientuar drejt pasurive të patundshme (real estate), duke përfshirë prona banimi dhe turistike. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2024, u investuan rreth 423 milionë Euro, nga të cilat pjesa më e madhe erdhi nga blerës të huaj dhe ripërdorim fitimi i investimeve ekzistuese.
Ekspertët vënë në dukje se faktorë si pranimi afatgjatë në Bashkimin Evropian, stabiliteti politik dhe ofertat për turizëm dhe banim luksi, po e bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për kapitalin e jashtëm. Megjithatë, sfidat ekzistojnë — licencimi, infrastruktura në zona periferike, dhe stabiliteti ligjor mbeten pika që duhet përmirësuar

Avatar photo
Astrit Hoxha
1 Tetor, 21:20 | Përditësimi: 1 Tetor, 21:20