BERZH raporton: Ekonomia shqiptare pritet të rritet rreth 3,7 % në vitin 2025, e nxitur kryesisht nga turizmi, ndërtimi dhe investimet publike, megjithë sfidat e eksportit dhe kërkesës së jashtme

Sipas raportit më të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia Shqipëtare do të shënojë rritje prej rreth 3,7 % për vitin 2025
Kjo rritje do të mbështetet kryesisht nga:Turizmi dhe shërbimet, që kanë dhënë kontribut të madh në vitin 2024 dhe pritet të vazhdojnë të jenë motorë të rritjes ekonomik.
Sektori i ndërtimit, për shkak të projekteve infrastrukturore dhe investimeve publike.Konsumi privat dhe investimet publike që ndikojnë pozitivisht në kërkesën e brendshme.
Por raporti identifikon edhe disa sfida:

Eksportet e mallrave po njihen si të dobëta, për shkak të kërkesës së jashtme që nuk është e fortë.Deficit në llogarinë korrente që pritet të zgjerohet.
Në sektorë bujqësorë dhe industrialë ka pasur rënie produkti.
Përfundimisht, BERZH vlerëson se reformat strukturore, përdorimi i fondeve të BE-së dhe stabiliteti makroekonomik janë çelës për të ruajtur këtë ritëm rritës

Avatar photo
Astrit Hoxha
1 Tetor, 21:18 | Përditësimi: 1 Tetor, 21:18