Fier-Lushnje/Arrestohet 44-vjeçari për dhunë ndaj nënës, procedime per 3 raste dhune e kanosjeje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. L., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-A. A., 63 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 57 vjeç;
-A. J., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 19 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
18 Shtator, 14:09 | Përditësimi: 18 Shtator, 14:24