Të arrestuarit për skemë piramidale online dalin para gjykatës në Fier

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e skemave piramidale online. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurorja Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Këta shtetas dyshohet se kanë pasur rol kyç në funksionimin e skemës mashtruese, ndërsa mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Operacioni u shtri në disa qytete të vendit, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier. Skema u zbulua nga agjentë të infiltruar të policisë, ndërsa në ditët në vijim priten arrestime të tjera. Çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
17 Shtator, 12:59 | Përditësimi: 17 Shtator, 12:59