
Shqipëria hap sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.
Në fjalën e tij nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur vetëm 5 grupkapituj për t’u hapur.
Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten te hapen deri në fund të vitit siç edhe është plani.
“I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën.
Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për t’ju pasur në BE sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbresëlënës përkushtimi juaj dhe i ekipit shqiptar që po ecën mirë. Urime edhe një herë është një nder”, tha ajo.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur pa hapur vetëm 5 kapituj, ndërsa ka falënderuar ekipin e BE për ndihmën e dhënë në këtë proces.
“Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur. Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri që na rri mbi kokë dhe sigurohet që nuk humbim fokusin apo të mendojmë më shumë seç duhet për veten tonë”, tha ai.