Vlore/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policise Vlore, operacioni i koduar”Duo”,goditet nje rast armembajtje pa leje

Screenshot

Vlorë/ Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë.Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:• B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;• ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
13 Shtator, 17:27 | Përditësimi: 13 Shtator, 17:32