Një aksident tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Rotondo e Çermës–Lushnjë”, ku një 72-vjeçar humbi jetën pas përplasjes së motorit të tij me një autobus.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, kur shtetasi H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip autobus, u përplas me motomjetin e drejtuar nga viktima Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, i moshuari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vend.
Policia njofton se drejtuesi i autobusit është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit fatal.
