Reshje të dendura shiu përmbytin Vlorën
🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip
Reshjet e fuqishme të shiut që nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës.
Lagjet më të prekura janë “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”, ku uji ka vështirësuar qarkullimin.
