Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kercënon me jetë një qytetar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut.

Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.
Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
10 Shtator, 11:26 | Përditësimi: 10 Shtator, 11:26