Nepali mbyll rrjetet sociale, përshkallëzohen protestat: Jep dorëheqjen kryeministri

Kryeministri i Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen pas protestave të dhunshme që shpërthyen për shkak të mbylljes së përkohshme të mediave sociale. Lajmi u konfirmua nga ndihmësi i tij, Prakash Silwal, për agjencinë e lajmeve Reuters.

– Advertisement –

Dorëheqja vjen pas përshkallëzimit të trazirave, ku 19 persona humbën jetën gjatë përplasjes së protestuesve me policinë. Demonstruesit sfiduan shtetrrethimin, hodhën gurë, dogjën goma dhe sulmuan ndërtesa shtetërore, përfshirë zyrën e partisë në pushtet dhe rezidencat e disa politikanëve të njohur. Protestat e iniciuara nga akuzat për korrupsion dhe që u përshkallëzuan nga mbyllja e rrjeteve socialeqë kulmuan me dorëheqjen e tre ministrave.

Dëshmitarët thanë se banesat e disa ministrave u dogjën, ndërkohë që këta të fundit dhe familjarët e tyre u evakuan helikopterë ushtarakë.

Qeveria e hoqi ndalimin e rrjeteve sociale pas shpërthimit të dhunës, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Katmandusë u mbyll përkohësisht për arsye sigurie, sipas autoriteteve të aviacionit civil.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
9 September, 15:05 | Përditësimi: 9 September, 15:05