Në qendër të ekzekutivit të ri do të jetë Belinda Balluku, e cila rikonfirmohet në detyrën e saj të lartë si Zëvendësekryeministre dhe Ministre e Infrastruktures dhe Energjetikes. Balluku, e konsideruar një nga shtyllat e qeverisjes së Ramës, vazhdon të udhëheqë një nga portofolet më të rëndësishme të vendit.
Krahas saj, në pozicionin e dytë më të lartë në qeveri, si Zëvendësekryeministre për marrëdhëniet me Kuvendin, do të shërbejë Adea Pirdeni.
Lista e ministrave të propozuar është si më poshtë:
Ministre e Jashtme: Elisa Spiropali
Ministre i Mbrojtjes: Pirro Vengu
Ministre e Brendshme: Vlora Hyseni
Ministre i Drejtësisë: Elira Kokona
Ministre i Financave: Genti Gazheli
Ministre i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Bledi Cuci
Ministre i Turizmit dhe Mjedisit: Ervin Demo
Ministre i Arsimit dhe Sportit: Arbi Mazniku
Ministre e Kultures: Besiana Kadare
Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Demokratisë dhe Antikorrupsionin: Albana Kociu
Ministre e Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit: Delina Ibrahimaj
Ministre e Dixhitalizimit: Mirlinda Kacinaj
Ministre e Diaspores: Romina Kuko
Lista e re tregon një përqasje të përqendruar, duke kombinuar disa portofole (si Ekonomia me Inovacionin) dhe duke krijuar të reja (si Ministria e Dixhitalizimit), në një përpjekje për t’iu përgjigjur prioriteteve moderne të vendit.
Procesi i miratimit të qeverisë së re nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillohet në ditët e ardhshme.
