Sot nis viti i ri shkollor 2025–2026 për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin. Në bankat e shkollës rikthehen edhe 31 mijë mësues, mes tyre 2260 të dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Investime dhe risi për këtë vit
Ministria e Arsimit bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, janë ndërtuar 30 shkolla të reja dhe janë rehabilituar 340 laboratorë SMART. Po ashtu, në klasat e IV nis zbatimi i kurrikulës së re, ndërsa janë shtuar palestra dhe terrene sportive.
Stafi i përgatitur për një vit të sigurt
Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i institucioneve arsimore janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.
Ky fillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shkollave dhe krijimit të një mjedisi më cilësor për arsimin në
