Aksion i madh në Elbasan, 40 të arrestuar gjatë natës, sekuestrohen armë dhe drogë

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie kanë ndërhyrë në disa zona të qytetit, duke kryer kontrolle të befasishme në banesa dhe ambiente të ndryshme.

Sipas burimeve jozyrtare, gjatë aksionit janë arrestuar rreth 40 persona, ndërsa policia ka sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Operacioni është zhvilluar me pjesëmarrjen e një numri të madh efektivësh dhe pritet që gjatë ditës Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

Ky është një ndër aksionet më të mëdha të muajve të fundit në Elbasan, një qytet i njohur për problematikat e kriminalitetit dhe përplasjet mes grupeve të ndryshme.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
8 Shtator, 08:01 | Përditësimi: 8 Shtator, 08:01