Java mbyllet me renie te pergjithshme në tregun valutor!

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka mbyllur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane  ka shënuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 96.4 lekë dhe duke u shitur me 97.4 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar zbritje të vlerës duke e mbyllur edhe ajo në rënie këtë javë teksa është blerë këtë të premte me 102.2 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi referuar tregut të brendshëm valutor edhe ai ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 110.6 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
6 September, 12:32 | Përditësimi: 6 September, 12:32