Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy automjete, 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Audi dhe një Fiat.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 Shtator, 08:38 | Përditësimi: 6 Shtator, 08:38