Aeroporti i Tiranës vendos rekord, mbi 7.8 milionë udhëtarë dhe 47 mijë fluturime në 8 muajt e parë të 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar një tjetër rekord në vitin 2025, duke regjistruar 7,833,109 pasagjerë nga janari deri në gusht.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Aviacionit Civil, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 47,462 fluturime drejt 137 destinacioneve.

Numri i pasagjerëve është rritur me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa fluturimet kanë shënuar një rritje prej 2%.

Aeroporti i Tiranës po konsolidohet si një pikë e rëndësishme rajonale falë investimeve të reja në pistë, ambientet e shërbimit dhe zgjerimin e kapaciteteve operacionale nga.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 Shtator, 08:44 | Përditësimi: 6 Shtator, 08:44