Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës sulmoi me thikë një mësues në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel.
I plagosuri mori një plagë në stomak dhe po trajtohet për lëndime serioze, ndërsa pritet të operohet urgjentisht në spitalin universitar.
Agresori, një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova, u largua menjëherë pas sulmit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
