Vlorë – Arrestohet 18-vjeçari nga Fieri me lëndë narkotike në Palasë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën me dije se specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 18 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij në fshatin Palasë, Himarë, policia i gjeti dhe i sekuestroi disa doza kokainë dhe kanabis.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
3 Shtator, 11:39 | Përditësimi: 3 Shtator, 11:39