Berisha ironizon Ramën pas fjalës në Bled: Fjalor i papërshtatshëm, mohim vizitash në Moskë dhe mesazh antiamerikan për paqen në Europë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ironi ndaj fjalimit të Edi Ramës në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, duke përmendur tre momente që, sipas tij, “tronditën” audiencën.

Së pari, ai kritikoi gjuhën e përdorur nga Rama për presidentin rus Vladimir Putin dhe “qeset biologjike të mbetjeve”, duke e cilësuar si të papërshtatshme për një forum ndërkombëtar.

Së dyti, Berisha e akuzoi Ramën për “mashtrim”, pasi ky i fundit deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur vizita zyrtare në Moskë që nga rënia e Murit të Berlinit. Berisha pretendon se kjo është e pavërtetë dhe përmend vizita të mëhershme, përfshirë edhe atë të Ramës.

 

startv.al
1 Shtator, 22:40 | Përditësimi: 1 Shtator, 22:40