
Moti i keq dhe stuhie e fortë ka përfshirë këtë të shtunë thuajse të gjithë territorin e vendit, ku në disa zona janë shënuar edhe incidente dhe problematika.
Në Maliq si rezultat i erës së fortë ka pasur rënie të pemëve dhe bllokim të rrugëve.
Punonjësit zjarrfikës ndodhen në terren dhe po bëjnë zhbllokimin e tyre.