Policia Fier: Arrestohet 18-vjeçari që përplasi të miturën, ndalohet edhe një tjetër pa leje drejtimi

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. F., 18 vjeç, i cili një ditë më parë, duke drejtuar automjetin në Ballsh, përplasi një shtetase të mitur që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, specialistët e qarkullimit ndaluan një tjetër 18-vjeçar, O. O., banues në Levan, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Në Lushnjë janë proceduar në gjendje të lirë disa persona për ndërtim të paligjshëm dhe ndotje të mjedisit, ndërsa në Fier një 55-vjeçar është kallëzuar për ndërtim pa leje dhe prerje të paligjshme të 10 pishave.

Po ashtu, Policia e Mallakastrës ka shpallur në kërkim një 45-vjeçar nga Fier, pasi në pronën e tij në fshatin Drenovë u gjetën 10 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me djegie.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
29 Gusht, 11:34 | Përditësimi: 29 Gusht, 11:34