DVP Berat/Finalizohet operacioni policor antidroge, i koduar”Dimal 2”

Screenshot

DVP Berat/ Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dimal 2″. Shitnin doza Kokaine në qytetin e Dimalit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëlla e motër). Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza Kokaine në këtë qytet. Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
28 Gusht, 11:32 | Përditësimi: 28 Gusht, 11:32