
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Shegan–Kuçovë.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, ku udhëtonin babë e bijë.
Për pasojë, të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.