
I arrestuari është shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat, i cili u kap në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim lëndësh narkotike. Maksimumi i dënimit që parashikohet për këtë vepër është 10 vite burgim.
Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane.
Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.