
Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga një shtetas 63-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak që ka pësuar drejtuesi i mjetit gjatë ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit.