
Në Fier, pensionistët nuk presin vetëm me orë të tëra për të marrë pensionin qesharak, por duhet të përballen edhe me një tjetër torturë: erën e rëndë të plehrave nga koshat pranë zyrës së postës.
Edhe pse qyteti ka vendosur disa kosha të nëndheshëm, duket se pranë postës preferohen ende koshat mbi tokë, që në ditë me erë të ngrohtë kthehen në burim gazrash të padurueshëm.
“Dy metra larg nuk durohet, na merret fryma! Futini koshat brenda në postë, të shohim a do rrini dot aty!”, shprehen me ironi pensionistët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ndërmarrja e pastrimit dhe gjelbërimit Fier.
Ata paralajmërojnë se nëse situata vazhdon kështu, radhët do të zbrazin vetvetiu – jo nga shpejtësia e shërbimit, por nga aroma mbytëse që i largon njerëzit