
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, ku janë marrë masa ligjore ndaj disa shtetasve të dyshuar për shkelje të ndryshme.
Sektori i Qarkullimit Rrugor
- U arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, u përplas me mjetin e shtetases rumune R. C., 46 vjeçe. Përplasja shkaktoi vetëm dëme materiale.
- U arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier
- Arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës një 33-vjeçar.
- Nisin procedim penal ndaj shtetasit H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i dyshuar për vjedhjen e një produkti ushqimor në një banesë në Roskovec.
- Shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tij. Vijon puna për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve – Komisariati i Policisë Lushnjë
- Arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, i dyshuar për “Plagosje të rëndë me dashje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 60-vjeçar.
- Nisin procedim penal ndaj shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 38-vjeçar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.