Dy aksidente të njëpasnjëshme në Fier, 5 të plagosur

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e djeshme në Fier, me pasojë plagosjen e 5 personave. Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Varibop njësia administrative Cakran në aksin e autostradës Levan – Tepelenë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë janë plagosur lehë dy shtetas .

Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas kanë lënë spitalin, pohuan burime policore dhe nga bluzat e bardha të spitalit Fier.Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.