Radhimë: Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3-katëshe pa leje

Një godinë trekatëshe në ndërtim, e vendosur përgjatë aksit Vlorë–Radhimë, u shemb mëngjesin e sotëm me një shpërthim të kontrolluar nga autoritetet.

Sipas burimeve zyrtare, objekti nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit dhe kishte shkelje të rënda të rregullave urbanistike. Veprimi u ndërmor pas një vendimi të autoriteteve lokale për të ndaluar ndërtimet pa dokumentacion të rregullt në zonat bregdetare.

Operacioni i prishjes u krye në mënyrë të sigurt, pa shkaktuar dëmtime në objektet përreth.