Paskuqan/ Vdes 58-vjeçari pas 12 ditësh në koma, u plagos rëndë në kantier ndërtimi

Petrit Alkollari, 58 vjeç, i plagosur rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Ngjarja, e raportuar fillimisht si aksident pune, tronditi komunitetin, pasi Alkollari mbeti me fraktura të rënda në kokë dhe u intubua vetëm 7 orë pas mbërritjes në spital. Ai qëndroi në reanimacion deri mbrëmjen e djeshme, kur humbi jetën. Ceremonia e varrimit u mbajt sot.

Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Ngjarja pritet të çojë në hetime më të thelluara për përcaktimin e përgjegjësive konkrete në këtë tragjedi.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
8 August, 07:04 | Përditësimi: 8 August, 07:04